Çollaku denoncon sulmin ndaj medias: Rama-news 24, fabrikë armësh kundër 'fabrikës' së lajmeve

Gazetari Basir Çollaku denoncon ashpër sulmin e Edi Ramës ndaj News24, duke e cilësuar atë si një “fabrikë armësh” kundër medias së lirë. Në një postim të zjarrtë, Çollaku thekson se kjo është një luftë e përditshme e Kryeministrit kundër fjalës së lirë dhe mediave që guxojnë të flasin të vërtetën.

Ai lidh sulmin me përpjekjet për të shpërqendruar opinionin publik nga skandalet e mëdha të korrupsionit dhe trafikut të drogës, duke theksuar se Rama po përdor këtë kurban për të fshehur dosjet që rrezikojnë pushtetin e tij. Një akuzë e fortë ndaj një qeverie të kapur nga krimi dhe mafias, që po tenton të shkatërrojë çdo zë kritik në Shqipëri.

Postimi

Fabrikë armësh në vend të News 24..Bëje fabrikën në Bulevard, kush ta prish terezinë. Nuk mund të dëshmonte më shumë se kaq dhe më hapur, çfarë urren KM. Nuk është hera e parë. Po kthehet në sjellje të përditshme lufta kundër medies e fjalës së lirë.

Becchetti, News 24, Ora news, Syri tv, sulmet e Ramës janë kanibalizëm ndaj fjalës. Por tani është në hall të madh. Për të marrë vëmendje e opinionit publik, për të shmanguar atë çka po ndodh, me sekuestrimet e arrestimet e trafikantëve të tonelatave kokainë, të qindra milionë euro të pastruara nga lejet e tij, i duhet një kurban i madh. Nuk i mjaftoi Thethi, hapësirat publike, shkarkimet nëpër bashki, bashkiak i pjesshëm i Tiranës. Jo. Nuk lahet dielli me shoshë...Për të mos e marrë përpara orteku i emrave ortakë të tij zgjedhorë.

Fituesit e tij. Votëmbledhësit e tij narkotikë me 11 maj dhe më herët prej 12 vitesh. Rrethuar nga krimi dhe bandat mafia dhe babëzia Edi Rama po përpiqet të fshihet duke u zhvendosur. Njëherësh përpiqet të japë mesazhet se Kodi i Ri nuk është thjesht një draft pasi ai e zbaton atë të pamiratuar. Në harkun e një muaj dosjet e ardhura nga partnerët me miellin e sky-enchro janë treguar se si janë gjezdisur miliarda euro. Këto streha të pastrimit të parave të drogës nuk janë ndërtuar pas kurrizit të dardhaxhiut naiv por me lejen e tij. Investitorët strategjikë janë nga parcelat e Mafias. Ramën nuk e rrezikojnë aspak ndërkombëtarët pasi ai do shembet në ndërtesën e drogës ngritur prej tij. Pas çmimit amerikan për prangosjrn e trafikantit në pushtet Maduro, duket se Ramaduro është në panik.

Ndaj mbyll News 24 një nga mediet më të mëdha e më me ndikim në vend. Televizion jo zyrë shtypi e qeverisë. Kur shumica e medieve, madje dhe ato kombëtare janë kthyer në kompani qeveritare si investitorë strategjikë. E ka braktisur edhe Fuga. Duke menduar si pushtues institucionesh, pandeh se mjaftojnë zeqine-zeqirët si ofertë për demokracinë. Dikur me gjithë mëkatet politike kishte edhe PS, tani mos dyshoni, aty ka Ndranghetë dhe Sinaloa..