'Fytyra e vërtetë e një narko-regjimi!', Vokshi denoncon sulmin ndaj medias së lirë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u shpreh se sot është zbuluar fytyra e vërtetë e një narko-regjimi.  Në orët e para të mëngjesit, dhuna shtetërore përsëritet në median kombëtare më të madhe, me policinë që, pa vendim gjykate dhe pa paralajmërim.

'Ky është një akt brutal që mohon të drejtën kushtetuese të qytetarëve për informacion dhe një sulm i hapur ndaj medias së lirë, një shtyllë themelore e demokracisë dhe integrimit europian. Me Edi Ramën, Vokshit, nuk ka demokraci, liri, të drejta apo integrim!'- shprehet ajo.

Postimi:
Fytyra e vërtetë e një narko-regjimit!!!
Sot, në orët e para të mëngjesit, dhuna shtetërore përsëritet në median kombëtare më të madhe.
Siç e ka zakon i pabesi Edi Rama, në ditë të shtunë, pa gdhirë, pa vendime gjykate, pa paralajmërim, urdhëron policinë të ushtrojë raprezalje në godinën ku ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
Bllokohen gazetarët dhe stafi, hiqet energjia elektrike, ndërpritet sinjali televiziv.
Ky është një akt brutal që mohon një të drejtë themelore kushtetuese të çdo qytetari shqiptar, të drejtën për t’u informuar.
Kjo është fytyra e vëretë e një narko-regjimi që tmerrohet nga fjala e lirë dhe e pavarur.
Ky është një tjetër sulm i hapur ndaj një prej shtyllave më të rëndësishme të demokracisë, medias së lirë, e cila është kusht themelor për integrimin në Bashkimin Europian.
Me Edi Ramën nuk ka demokraci, nuk ka liri, nuk ka të drejta, nuk ka integrim!