", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/08/auto_etetet1754686487.jpg", "width": 900, "height": 511 } }

Fier, sherr me thika me njëri tjetrin, 2 të rinj përfundojnë në spital

Dy persona me plagë të shkaktuara me mjet prerës janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:40.

Sipas burimeve paraprake i lënduar është Albion Majaci, 28 - vjeçar nga Fieri , dhe Loni Seitaj nga Patosi, të cilët dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës (thikë), pas një konflikti me njëri-tjetrin.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e konfliktit, dhe nese dy të lënduarit kanë lidhje me të njëjtin sherr. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e situatës ndërsa spitali është blinduar me policë.

Fier/Informacion paraprak

"Rreth orës 21:40, në spitalin e Fierit, janë paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi A. M., 28 vjeç dhe shtetasi L. S., të cilët dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës (thikë), pas një konflikti me njëri-tjetrin.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimim e personave të tjerë të përfshirë në konflikt"