Zjarri shkrumbon Dardanelet, mbyllet aeroporti i Çanakalasë dhe lundrimi në ngushticë

 

Një zjarr në pyll shpërtheu mesditën e së premtes në fshatin Saritsaeli në provincën e Dardaneleve, në Turqi, duke i vënë autoritetet në gatishmëri.

Departamenti i zjarrfikësve u informua për zjarrin nga banorët dhe menjëherë filloi operacionin e shuarjes së tij, duke përfshirë forcat tokësore dhe ajrore.

Në të njëjtën kohë, lundrimi në të dy drejtimet e Ngushticës së Dardaneleve është pezulluar përkohësisht.

Sipas përditësimeve të fundit, kampusi i Universitetit të Çanakkalesë, si dhe një pjesë e spitalit shtetëror Mehmet Akif Ersoy, u evakuuan si masë paraprake për të parandaluar ekspozimin e pacientëve ndaj tymit.

Në të njëjtën kohë, aeroporti i Çanakalasë u mbyll përkohësisht deri në orën 8 të mbrëmjes, me përjashtim të vetëm avionëve qeveritarë, të ambulancave dhe të zjarrfikësve.

Flakët, për shkak të erërave të forta, u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe. Zjarri kërcënon si zonat pyjore ashtu edhe zonat e banuara dhe tashmë ka raportime për shtëpi të djegura.

Një zjarr i dytë po djeg gjithashtu tokë pyjore në rajonin Bajramić të së njëjtës provincë, rreth 55 km nga qendra e qytetit.