Fëmijët 'si zombi' për shkak të kequshqyerjes së rëndë, thotë një mjek amerikan i sapo kthyer nga Gaza
Niveli i urisë është katastrofik, thotë mjeku amerikan Mark Brauner, i cili sapo është kthyer nga Gaza.
Fëmijët e vegjël “bëhen të përhumbur, kanë halucinacione… në thelb bëhen thuajse si zombi”.
Bebet nën gjashtë muaj nuk e kanë ende të zhvilluar plotësisht sistemin imunitar, shpjegon Brauner, “kështu që ato fillojnë të preken nga infeksione të çdo lloji që mund të imagjinohet”, ndërkohë që “shtresa e zorrëve fillon të vetë-shkatërrohet” për shkak të mungesës së rëndë të proteinave dhe karbohidrateve.
Brauner beson se mijëra fëmijë e kanë kaluar pikën e kthimit duke qenë përtej çdo mundësie ndihme mjekësore.
Të premten, ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi raportoi se numri total i vdekjeve nga kequshqyerja që prej fillimit të luftës ka arritur në 201, përfshirë 98 fëmijë.
Brauner mendon se këto shifra janë nënvlerësuar.
“Ka kaq shumë njerëz që janë kaq të shkatërruar, sa që thjesht shtrihen në çadrat e tyre, janë plotësisht të izoluar dhe nuk kemi asnjë informacion për ta,” thotë ai./BBC