EMRI/ Trafiku i drogës, urdhër arresti për nipin e deputetit të PS, më herët u denoncua nga 'Piranjat' në SYRI TV
Ndër personat për të cilët është lëshuar masë ‘arrest me burg’ në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot në goditje të grupit kriminal të Çopjave, është edhe Julian Balla, alias Fadil Balla.
Julian Balla rezulton të jetën pronar i restortit ‘Ajman Park’, ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, në Xhafzotaj, Durrës, dhe i vilës 2-katëshe ‘ELYSIAN’, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro, të cilat u sekuestruan nga SPAK.
Fadil aliaj Julian Balla, pronar i resortit që është shpallur sot në kërkim nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge, është pronari i AMR shpk, kompania fituese e tenderit prej 1.4 miliard lekesh në bashkinë e Shijakut, për pastrimin e këtij qyteti.
Por punët me këtë firmë nuk shkuan mirë dhe qyteti i Shijakut, u pushtua nga mbeturinat duke u bërë një problem i cili më pas u denoncua edhe nga emisioni investigativ ‘Piranjat’ në SYRI TV. (Video më lart)
Balla është gjithashtu edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste në zonën e Shijakut, Ilir Ndrazhi, i cili është akuzuar edhe herë të tjera për lidhje të dyshimta me krimin e organizuar.
Jualin Balla rezulton edhe president i skuadrës së futbollit ‘Erzeni’.
Aktualisht ai ndodhet në kërkim nga autoritetet.