‘Dosja ndaj Metës, njollë e zezë për drejtësinë’/ Blushi: Akuza të diktuara nga McGonigal e të cikluara nga mercenar Dumani
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi shprehet se pavarësisht përpjekjeve të SPAK për të ‘gozhduar’ me prova kreun e PL, Ilir Meta gjatë gërmimeve të aktivitetit të tij politik 30-vjeçar, nuk ia doli dot.
Në një intervistë me edicionin e lajmeve të mesditës në Syri Tv, nën moderimin e Bled Markut, Blushi tha se janë thirrur dëshmitarë nga më të ndryshëm, sikurse edhe ato më probleme me drejtësinë, dhe ende Prokuroria e Posaçme nuk ka mundur dot të sigurojë një fakt apo provë kundër tij.
Sipas Blushit, i gjithë hetimi dhe dosja ndaj Metës është e inciuar politikisht dhe me urdhër të Ramën gjatë Asamblesë socialiste të 2022.
‘Zero fakte, zero prova, zero pasuri të paluajtshme, zero abuzim me buxhetin e shtetit, ka Meta’, theksoi Blushi gjatë intervistës në Syri Tv, duke shtuar se dosja ndaj presidentit të PL, është një njollë e zezë për drejtësinë, e cila vijon të jetë një vegël qorre në duart e Ramës.
‘U urdhëruan botërisht nga Asambleja e PS nga Rama më 2022, akuza të diktuara nga Mc Gonigal, të cilat janë cikluar nga Altin Dumani, një mercenar i rëndomtë, atë që pohoi mentori i tij, Arben Rakipi. Matrioshkë e Arben Rakipit, i shkarkuar për shkak të lidhjeve të tij publike me kryeministrin Nano asokohe’, theksoi ndër të tjera Blushi.
Pavarësisht përpjekjeve të ethshme të SPAK për të gjetur prova duke gërmuar në aktivitetin politik 30 të Metës, duke e thirrur edhe dëshmitarë gjithfarësoj, me probleme me drejtësinë e që skanë lidhje me Metën.
Pavarësisht hetimit, i thelluar, i shtrirë në të gjithë aktivitetin politik të Metës, me akuza e sajesa ska zbuluar ansjë provë e fakt, akt apo vendim të presidentit të PL, Ilir Meta. Kjo vlen të theksohet sikur dënoj me forcë që në mungesë të provave, edhe pse i shtynë hetimet me 9 muaj, në kërkim të provës që s’u gjet e s’ka për t’u gjetur kurrë, vërtetoi atë që Meta e ka pohuar vetë, ka zero prova e fakte, zero pasuri të paluajtshme, një njollë e zezë për atë drejtësinë që është vegël qorre në duart e Ramës.
Jo vetëm çështje ndaj Metës, por edhe për Berishën, Mediun, Salianjin e Beleri, janë të gjitha politike. U urdhëruan botërisht nga asambleja e PS nga Rama, akuzë e diktuar nga Mc Gonigal të cilat janë cikluar nga Altin Dumani, një mercenar i rëndomtë, atë që pohoi mentori i tij, Arben Rakipi. Matrioshkë e Arben Rakipit, i shkarkuar nga lidhjet e tij publike me kryeministrin Nano.
Këto s’janë qëndrime politike, në qëndrimet e Metës e PL mbështeten mbi dosjen skandaloze të SPAK, i ka sfiduar këdo, që të më lexojnë një fakt e provë ndaj Metës. I gjithë procesi, standardet e hetimit, u vulosën që ditën kur Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale e terroriste për të kënaqur epshet e Edi Ramës. Është dosje e inciuar politikisht. Edhe pse kanë shfrytëzuar të gjithë hapësirën politike e ligjore për të gjetur një provë, çështja e lobiomit u rrëzua nga autoritetet gjyqësore amerikane, akuza farsë e të pambështetura në fakte e provë. Meta s’ka shkelur asnjë ligj, as në SHBA.
Dokumentet janë tanimë publike, Meta s’ka asnjë firmë që të ketë cenuar buxhetin e taksapaguesve shqiptarë. Ndërsa SPAK mburret me hetimin incineratorëvë, kush është produkti, zero. Pagesat ende vijojnë për incineratorin e Tiranës. Bashkia e Tiranës ka shtuar fondet për një shërbim që nuk kryhet. Qeveria ka rritur me 25 % financimet për incineratorët. Ja ku janë provat që ulërasin, e SPAK s’reagon. S’ka vullnet jo vetëm të parandalojë, por as të hetojë korrupsionin.