SHBA kërkon stabilitet në Kosovë: Veprimet që rrisin tensionet e dëmtojnë bashkëpunimin

Ambasada Amerikane në Kosovë ka shpërndarë sot një mesazh të qartë përmes një postimi zyrtar, duke theksuar nevojën për paqe dhe stabilitet si parakusht për forcimin e marrëdhënieve ekonomike me vendet e rajonit, përfshirë Kosovën.

Në postim Ambasada sjell në vemendje intervistën e pak ditëve më parë ku e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA në Prishtinë, Anu Prattipati, thekson:

“Shtetet e Bashkuara duan të forcojnë lidhjet, veçanërisht në aspektin ekonomik, me vendet e rajonit. Për ta arritur këtë dhe për të rritur mirëqenien e ndërsjellë, ne dhe populli i Kosovës kemi nevojë për paqe dhe stabilitet. Veprimet që rrisin tensionet në rajon pengojnë Shtetet e Bashkuara të bashkëpunojnë në mënyrë produktive me Kosovën.”

Në vijim, ajo nënvizon se përgjegjësia për sigurinë dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës bie mbi qeverinë e përkohshme të Albin Kurtit.

Postimi i plotë: