‘Pushtim të plotë të Gazës’/ Kombet e Bashkuara kundër Izraelit, Turk: Të ndalet menjëherë, duhet zgjidhje me dy shtete!
Kombet e Bashkuara kanë dalë kundër vendimit të Këshillit të Sigurisë së Izraelit, i cili i dha dritën jeshile qeverisë për një ‘pushtim të plotë’ të Gazës pas më shumë se dy vite luftime në shkallë të plotë në Rrip.
Përmes një reagimi zyrtar, Volker Turk nga Zyra për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, thotë se plani i Qeverisë së Izraelit për një pushtim të plotë ushtarak të Rripit të pushtuar të Gazës, duhet të ndalet menjëherë.
Sipas saj, një vendim i tillë nga Izraeli bie ndesh me me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që thekson se Tel Avivi duhet t'i japë fund pushtimit të tij sa më shpejt të jetë e mundur, me realizimin e zgjidhjes së dakorduar me dy shtete dhe me të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje.
‘Sipas të gjitha provave deri më sot, ky përshkallëzim i mëtejshëm do të rezultojë në zhvendosje më masive të detyruara, më shumë vrasje, më shumë vuajtje të padurueshme, shkatërrim të pakuptimtë dhe krime mizore’, thuhet në reagim.
‘Në vend që ta intensifikojë këtë luftë, Qeveria Izraelite duhet të bëjë të gjitha përpjekjet e saj për të shpëtuar jetën e civilëve të Gazës’, thuhet më tej në deklaratë, duke shtuar se Izraeli duhet të lejojë rrjedhën e plotë dhe të pakufizuar të ndihmës humanitare.
‘Pengjet duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte nga grupet e armatosura palestineze. Palestinezët e ndaluar arbitrarisht nga Izraeli duhet gjithashtu të lirohen menjëherë dhe pa kushte’, përmbyll deklaratën e saj Zyra për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara.
Kabineti i sigurisë politike i Izraelit miratoi një plan herët të premten për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, ndërsa vendi zgjeron operacionet e tij ushtarake, pavarësisht kritikave në rritje brenda dhe jashtë vendit për luftën shkatërruese pothuajse dyvjeçare.
Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten, se Izraeli synon të marrë kontrollin ushtarak të të gjithë Rripit të Gazës.
Deklarata
Plani i Qeverisë së Izraelit për një pushtim të plotë ushtarak të Rripit të pushtuar të Gazës duhet të ndalet menjëherë. Ai bie ndesh me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që Izraeli duhet t'i japë fund pushtimit të tij sa më shpejt të jetë e mundur, me realizimin e zgjidhjes së dakorduar me dy shtete dhe me të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje.
Sipas të gjitha provave deri më sot, ky përshkallëzim i mëtejshëm do të rezultojë në zhvendosje më masive të detyruara, më shumë vrasje, më shumë vuajtje të padurueshme, shkatërrim të pakuptimtë dhe krime mizore.
Lufta në Gaza duhet të përfundojë tani. Dhe izraelitëve dhe palestinezëve duhet t'u lejohet të jetojnë krah për krah në paqe.
Në vend që ta intensifikojë këtë luftë, Qeveria Izraelite duhet të bëjë të gjitha përpjekjet e saj për të shpëtuar jetën e civilëve të Gazës duke lejuar rrjedhën e plotë dhe të pakufizuar të ndihmës humanitare. Pengjet duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte nga grupet e armatosura palestineze. Palestinezët e ndaluar arbitrarisht nga Izraeli duhet gjithashtu të lirohen menjëherë dhe pa kushte.