Duncan, i cili u përjashtua nga Partia Republikane e shteit në janar, njoftoi këtë javë se ishte larguar nga Partia Republikane dhe ishte bërë Demokrat.

Duncan në vitin 2020 votoi për Trumpin.

Por, pasi humbi zgjedhjet, Trump ushtroi presion mbi zyrtarët në shumë shtete - përfshirë Xhorxhian - që të përmbysnin rezultatet. Trump sulmoi shpesh Duncanin, si dhe Guvernatorin e Xhorxhias, Brian Kemp, dhe Sekretarin e Shtetit, Brad Raffensperger, për refuzimin e tyre për të përmbysur fitoren e ngushtë të Joe Bidenit në atë shtet.

Duncan në fund zgjodhi të mos kandidonte për rizgjedhje, ndërsa Kemp dhe Raffensperger fituan secili me shumicë dërrmuese rizgjedhjesh në vitin 2022 pavarësisht kritikave të Trump.

Që atëherë, Duncan është shfaqur rregullisht në media, duke folur kundër Trump. Në vitin 2023, ai tha se Trump ka një "busull morale që i ngjan më shumë një vrasësi më sëpatë sesa një presidenti".

Ai ka thënë gjithashtu se Partia Republikane e sotme nuk është ajo me të cilën është rritur.

“Donald Trump kontrollon plotësisht të gjithë Partinë Republikane”, tha Duncan në CNN muajin e kaluar. “I vetmi shembull që mund të jap që barazohet me këtë është si një udhëheqës sekti mashtrues që hyn në një kishë dhe e merr atë nën kontroll. Ai ua ka shpëlarë trurin.”

Duncan folui në Konventën Kombëtar Demokratike vitin e kaluar, teksa mbështeti zëvendëspresidenten e atëhershme Kamala Harris.

Ka spekulime se Duncan mund të kandidojë për guvernator si demokrat në vitin 2026, kur Kemp nuk do të jetë në gjendje të kërkojë rizgjedhje për shkak të kufizimeve të mandatit./ Huff Post.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/08/auto_DUNCAN1754640314.avif", "width": , "height": } }

‘Vetëm ankohej’/ Trump përzë ish-zyrtarin e Partisë Republikane

Presidenti Donlad Trump sulmoi një ish-zyrtar republikan në një postim në Truth Social, pak pas orës 1 të mëngjesit sipas kohës lindore të premten.

“Ish-zëvendësguvernatori i dështuar  Geof Duncan i Xhorxhias është një humbës total”, shkroi Trump për Duncan, i cili kritikoi gënjeshtrat e presidentit për zgjedhjet e vitit 2020 dhe që atëherë ka mbetur një kritik i hapur.

 “Nuk arriti kurrë të bënte asgjë, e tëra çfarë bënte ishte të ankohej”, shkroi Trump. “Ne nuk e donim më në Partinë Republikane, kështu që më thanë se u bë Demokrat. Shpëto më mirë, Geoff. Nuk ke asnjë shans!!!