Rusia tregon hapur fëmijët ukrainas, u ndryshon emrat dhe datat e lindjeve
Rusia po tregton hapur me fëmijët ukrainas të rrëmbyer nga territoret e pushtuara, paralajmëron Mykola Kuleba nga organizata “Save Ukraine”.
Në faqet zyrtare të LNR-së publikohen fotografi dhe të dhëna personale të të miturve.
Kuleba thotë se ky është krim lufte i organizuar nga shteti rus përmes adoptimeve të detyruara dhe fshirjes së identitetit.
Që nga viti 2014, fëmijëve u ndryshohen emrat, mbiemrat dhe datat e lindjes.
Russia isn’t even trying to hide it anymore. It’s openly trafficking Ukrainian children.
— Mykola Kuleba (@MykolaKuleba) August 7, 2025
On official platforms, Ukrainian orphans are displayed like products in an online marketplace.
Full-face photos. Age. Eye color. Health status. Even “obedience level.” Filterable. Sortable.… pic.twitter.com/SYcRxlx0JD
Deri më tani, janë deportuar dhjetëra mijëra fëmijë, ku“Save Ukraine” ka shpëtuar mbi 750 prej tyre.
Kuleba bën thirrje për veprim se “asnjë fëmijë nuk duhet të jetë një profil që klikohet”.
Gjykata Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arrest për presidentin rus, Vladimir Putinin, i cili akuzohet edhe për këtë krim.