Ambasadori amerikan: I takon Izrelit të vendosë nëse do të aneksojë Gazën
BBC
Ambasadori amerikan në Izrael thotë se i takon qeverisë
izraelite të vendosë nëse dëshiron të aneksojë Rripin e Gazës.
Duke folur për CBS News, partnerin amerikan të lajmeve të BBC-së, Mike Huckabee tha se nuk është detyra e tyre "t’u thonë çfarë duhet apo nuk duhet të bëjnë".
"Sigurisht, nëse ata kërkojnë mençuri, këshilla apo sugjerime, jam i sigurt se presidenti do t’i ofronte. Por në fund të fundit, kjo është një vendim që mund ta marrin vetëm izraelitët."
Ai shtoi se njerëzit në Gaza "nuk duhet të detyrohen të largohen".
I pyetur se çfarë këshille mund të ofronte presidenti Trump, Huckabee tha: "E mbaj mend që tha, ‘unë e di çfarë do të bëja, por nuk jam i sigurt që dikush tjetër do e bënte.’ Mendoj se e kuptuam nëntekstin: Nuk do të ishte mirë për Hamasin."
Sa i përket negociatave për armëpushim, Huckabee tha se ato "janë ndërprerë plotësisht sepse Hamasi nuk është serioz për të negociuar."