Kalimet në La Mansh/ ‘S'do lëmë gur pa lëvizur për t'i shkatërruar’- Britanikët i vihen pas bandës shqiptare, arrestohet 22-vjeçari në aeroport
Një 22-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur nga autoritetet britanike është vënë në pranga, si pjesë e rrjetit të trafikut të qenieve njerëzore përmes Kanalit Anglez
22-vjeçari shqiptar, u ndalua në aeroportin e Gatwickut, si pjesë e një hetimi kombëtar mbi kontrabandën e njerëzve.
22-vjeçari u ndalua nga oficerët e Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit, e cila po heton kontrabandën e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kanalit Anglez dhe në kamionë të rëndë.
I riu u arrestua mëngjesin e së enjtes, ndërsa autoritetet britanike paralajmëruan se nuk do të lënë ‘gur pa lëvizur’ deri në shkatërrimin e plotë të organizatës që merret me kontrabandë njerëzish.
"NCA nuk do të lërë gur pa lëvizur, në çdo hap të rrugës së kontrabandës së njerëzve, në punën tonë për të trajtuar autorët e krimit të organizuar të imigracionit”, u shpreh komandantja e Degës Sara-Jayne Moore/ BBC.