Protestë kundër Gjykatës Speciale, Qytetarët ia mësyjnë Prishtinës
Qytetarët kanë filluar të mblidhen në Prishtinë për të marrë pjesë në protestën e veteranëve kundër Gjykatës Speciale.
Ata i kanë mësyrë kryeqytetit nga qytete të ndryshme të Kosovës. Disa nga ta janë nisur me autobusë për t’u bërë pjesë e kësaj proteste.
Protesta nis në orën 17:00 dhe mbahet në sheshin “ Skënderbeu” në Prishtinë.