Zbulohen kandidatët për çmimin ‘Klubi i Vitit’
Është zbuluar sot lista e kandidatëve për çmimin “Klubi i Vitit”, i cili e shpërblen klubin më të mirë të vitit 2025.
Në mesin e klubeve kandidate janë: Paris Saint Germaini, Barcelona, Chelsea, Liverpooli e Botafogo.
Natyrisht, favorit për ta fituar këtë çmim është Paris Saint-Germaini, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve, të parin në histori të tij dhe shkoi deri në finale të Botërorit të Klubeve, krahas dominimit në futbollin francez.
Ja pesë të nominuarit për “Klubin e Vitit” për meshkuj, duke nderuar klubin më të shquar të futbollit për meshkuj nga sezoni i kaluar.
FC Barcelona
Botafogo
Chelsea
Liverpool
Paris Saint-Germain