SYRI TV/ Fshati Kushovë në Gramsh braktiset nga banorët, pjesa më e madhe janë larguar në emigrim

Fshati Kushovë në Bashkinë Gramsh është braktisur totalisht nga banorët. Mungesa e kushteve bazë të jetesës apo dhe pamundësia për të gjetur një vend pune, kanë bërë që pjesa më e madhe e banorëve të këtij fshati të zgjedhin të emigrojnë, duke lënë pas vetëm persona të moshës së tretë. Edhe ata banorë që kanë ngelur ende në këtë fshat, mendojnë largimin si të vetmen mundësi, pasi kjo zonë nuk ofron asgjë.

Drama sociale që ka mbërthyer Shqipërinë, ajo e largimit të popullsisë, ka prekur edhe fshatin Kushovë, në Bashkinë Gramsh. Cdo ditë që kalon, e shikon këtë fshatë edhe më të zbrazët, me banorët, kryesisht të rinjtë, te cilet zgjedhin te emigrojne jashte vendit si pasoje e mungesës së kushteve bazë të jetesës apo të një vendi pune. Rruga për në fshatin kushove eshte teresisht e amortizuar, gjë qe e veshtireson akoma dhe me shume jetesën në këtë zonë. Ata pak banorë që ende nuk janë larguar, shprehen se në këtë fshat kanë mbetur vetëm persona të moshës së tretë apo ata që nuk kanë mundësi ekonomike për të lëvizur, ndërsa të tjerët janë larguar.

Ata shprehen se femijet te gjithe i kane jashtë vendit teksa shtojnë se kjo situatë është tepër e vështirë, por janë të detyruar, pasi kjo zonë nuk ofron asgjë, nëse fëmijët e tyre vendosin të kthehen.

E vetmja menyre me te cilen keta banore fitojne te ardhura eshtë bima e levandos, por ne mungese te tregut, te shumte jane ata qe detyrohen ta lene token dhe vendin e tyre e te largohen ne emigrim. Skamja dhe mungesa e infrastrukturës, kanë bërë që edhe ata banorë qe kane ngelur ende në këtë fshatë të mendojne largimin. Kjo situate eshte e perseritur ne shume zona e fshatra te qarkut te Elbasanit te cilet nga dita ne dite po braktisen duke lene pas vetem dyer te mbyllura.