Farsa e 11 majit/ Berisha: Emiriana Sako nuk ka kufi në krimin elektoral. Vetëm Altin Troplini nuk i sheh, nuk ka fakte thotë
Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Sali Berisha denoncoi ashpër farsën zgjedhore të 11 majit, duke akuzuar drejtues të lartë të qeverisë për përdorim të fondeve publike në funksion elektoral.
Ai përmendi një sërë tenderash dhe promovimesh që sipas tij janë bërë për të ndikuar votën e qytetarëve. Berisha cilësoi Emiriana Sakon si “kriminele elektorale pa kufi”, ndërsa Berisha tha se e gjithë kjo ndodh me mbështetjen e Edi Ramës.
Kryedemokrati akuzoi Ramën për promovime të shumta të projekteve të njëjta, si rruga Shëngjin–Velipojë dhe parku “Dua të luaj”. Po ashtu, përmenden rikonstruksione dhe inaugurime në Berat, Tepelenë, Shkodër, Fier dhe Himarë, të cilat Berisha i quajti manipulim përmes propagandës. Në qendër të kritikave ishte dhe Ervin Demo, për të cilin tha se ka keqpërdorur fondet publike për interesa elektorale. “Vetëm Altin Dumani nuk sheh këtë krim, sepse thotë se nuk ka fakte”, vijoiBerisha.
FJALA E BERISHËS:
Këtu kemi një seri procedurash, tenderash nga ARRSH-ja.
Shkurt 2025-ARRSH: Tender mirëmbajtjeje nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)-Tuneli i Llogarasë
Shkurt 2025-Bashkia Cërrik: Tender për infrastrukturë
Shkurt 2025-Bashkia Patos: Shpallje e projektit rrugor
Klos, procedura tenderash. Shpallje masive procedurash në Lezhë, Klos dhe Fier. Shikoni të gjitha pamjet.
Shkurt 2025-Tender rruge në Bashkinë Himarë
Shkurt 2025-Tender rruge në Bashkinë
Himarë: Horë-Vranisht-Vranisht
Vangjeli as njeh komb, as njeh ligj, as njeh kufi. Një tradhëtar i dy kombeve nuk respekton asnjë rregull.
MARS 2025
Edi Rama në krye të krimit elektoral.
9 Mars 2025-Edi Rama: Prezantimi i rrugës së re Shëngjin– Velipojë. Keni parasysh se këtë rrugë, që në fakt është Shengji-Rrjoll, por këta mashtrojnë se segmenti i kësaj rruge Velipojë-Rrjoll është inauguruar që në vitin 2013 dhe këta kanë zbatuar projektin e mbetur dhe kanë 4-fishuar çmimin e ndërtimit të saj. Katër fish.
Kjo rrugë ka kushtuar dy herë më shtrenjt se sa autostrada Osek-Manastir në Kroaci me gjerësi 27 metra.
9 Mars 2025-Edi Rama: Promovimi i projektit të ri të parkut në Berat, edhe ky ‘Dua të Luaj’, e promovoi nja 5 herë Ervin Demo, edhe ky.
10 Mars 2025-Edi Rama: Promovimi i projektit infrastrukturor ‘Rruga e Komanit’ me dëshmi nga qytetarët. Pas Lubisë dhe ky do ta promovojë atë.
Shikoni, kanë bërë gjithçka me propagandën e tyre toksike të ndikojnë tek zgjedhësit.
Prap me 9 mars, Prezantimi i rrugës së re Shëngjin-Velipojë.
Me 15 Mars 2025, dorëzimi i tunelit të Murrizit i cili zgjati 4 vite dhe rruga ka zgjatur fiks 8 vite. Ishte parainagurim tani inaugurim, nga Edi Rama dhe Lubi Balluku.
Edi Rama pastaj me inaugurimit të gjimnazit sportiv ‘Benardina Qerraxhia’ në Durrës.
25 Mars 2025-Edi Rama: Promovimi i shkollës së rindërtuar ‘Avni Rustemi’ në Tepelenë.
26 Mars 2025-Edi Rama: Njoftimi për fillimin e punimeve për projektin e restaurimit të hyrjes së qytetit të Shkodrës.
Lubi Balluku, rikonstrukstrini i rrugës ‘Çeligrad’ në Fier.
19 mars tunelet dhe urat e korridorit 8. Bashkë me Ramën këtu.
Ervin Demo, ky është një manipulator i papërmbajtur.
3 Mars 2025-Ervin Demo: Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve dhe sistemit të përroit në zonën ‘Gaqi Gjika’, Bashkia Berat
4 Mars 2025-Ervin Demo: Rehabilitimi urban i sheshit ‘Jani Vruho’, Bashkia Berat
6 Mars 2025-Ervin Demo: Përfundimi i urës në Lapardha 2, Bashkia Berat
Ervin Demo vazhdon me përdorimin, abuzimin e madh të parave që të ndikojë votat. Përsëri Ura e Bilçës bëhet ura e shenjtë.
Ervin Demo për herë të 4-të parku ‘Dua të Luaj’, bashkë me Edi Ramën të kishte dalë një herë.
11 Mars 2025-Ervin Demo: Rehabilitimi i rrugës Vodicë–Qafë Dardhë, Bashkia Berat
Me Ramën dhe Ballukun promovojnë rrugën Berat–Ballaban për të 5-tën herë gjatë këtyre viteve.
Emirjana ... edhe kjo një kriminele elektorale e klasit të parë.
4 Mars 2025-Emiriana Sako: Inspektim, Rikonstruksioni i Qendrës Kulturore ‘Aleksandër Moisiu’.
6 Mars 2025-Emiriana Sako: Promovim kulturor, Galeria e Arteve e rikonstruktuar. Që të gjitha këto me paratë e taksë paguesve për të ndikuar votat e qytetarëve.
Promovimi i parkut të ri rekreativ-’Parku Vala’, përsëri nga Gjushi me pantallona. Dhe në fund ndërtimi i shkollës së re dhe të tjerë.
Kjo është e papërmbajtur nuk ka kufi në krimin elektoral. Vetëm një njeri nuk e sheh këtë. Këtë nuk e sheh Altin Troplini që thotë; nuk ka fakte. Nuk ka dokumente thotë.
Ja ku është, Emiriana Sako Inspektim ndërtimi i parkut urban në Spitallë.
Emiriana Sako, promovim publik për fasadë termike në 9 godina në Sukth.