Farsa e 11 majit/ Berisha publikon faktet e forta: Ervin Demo një kriminel elektoral, meriton heqjen e menjëhershme të mandatit kallp
Fakte të tjera ka publikuar këtë të enjte kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, përsa i përket farsës elektorale të 11 majit.
Në konferencën me gazetarët të zhvilluar sot, Berisha u shpreh se Ervin Demo është një kriminel elektoral dhe se meriton t’i hiqet menjëherë mandati i ‘grabitur’.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Rast pas rasti janë të rreshtuara abuzimi me tenderat elektronikë për përfitime elektorale nga secili person, duke marrë parasysh para së gjithash, Edi Ramën, kreun e organizatës kriminale, ministrat dhe në krye të tyre Lubi Ballukun, kryetarët e bashkive. Natyrisht në krye të tyre janë Ervin Demo dhe Emiljana Sako, ose Vangjush Dako me pantallona.
Janar 2025, në periudhën e ndaluar që të ndikohet, Edi Rama me 13 janar promovon projektin e Unazës së Durrësit.
Bashkia Durrës projekt me vlerë mbi 50 mln euro.
Me 16 janar Edi Rama promovon spitalin e ri kirurgjikal të QSUT-së. Edhe ky me vlerë rreth 30 mln euro.
Më 20 Janar 2025, Edi Rama promovon ndërtimit të Autostradës, korridori Tiranë-Durrës me vlerë 290 mln euro.
Më 21 Janar 2025, Edi Rama promovon rindërtimin e konviktit të shkollës “Prenk Jakova”, Shkodër.
Dhe me 26 Janar 2025 punimet në Urën e Bilçës, propagandë infrastrukturore.
Më 27 Janar 2025, Edi Rama promovon rikonstruksioni i gjimnazit “Sulejman Elezi” në bashkinë Kamëz
Më 28 Janar 2025 Edi Rama promovon rikonstruksioni i shkollës “Ndre Mjeda” – Bashkia Shkodër.
Pra të gjithë buxhetin e përdorur shkon dhe e promovon në mënyrë të ndaluar nga ligji për qëllime elektorale.
Tani Lubi Balluku me 27 janar, Edi Rama ndërtimi i segmentit të korridorit 8, Elbasan-Papër-Gryksh.
Me 20 Janar 2025, Edi Rama, Punime zgjerimi rrugës superstradës Tiranë-Durrës.
Lubi Balluku 27 janar 2025, nisja e punimeve për autostradën Elbasan-Rrogozhinë rreth 130 mln euro.
30 janar 2025, Lubi Balluku projekt rehabilitimi rrugësh në Mallakastër.
Famozi Ervin Demo që nuk bëri asgjë gjatë gjithë kohës, përveç fermës, megafermës së kanabisit të Bledi Çuçit që u gjet në Berat me 50 punonjës dhe që natyrisht ky ishte padrinoja i saj, tani në fushatë në shkelje të ligjit është nga më kryesorët.
Më 14 janar promovon ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve.
Me 17 janar promovon punimet rrugore Bilçë-Drobonik, bashkia Berat. Ky është i papërmbajtur, nuk njeh ligj ky njeri.
Ervin Demo, rehabilitimin urban të blloqeve të banimit, Bashkia Berat.
Prezantimi i projektit të brigjeve të lumit Osum, bashkia Berat.
Njëherë promovuan ishullin Kristaq Rama, ishullin e Osumit, ju kujtohet ju apo jo, si ufo. Tani kanë dalë prap, nuk i ndahen brigjeve të lumit.
Me 21 janar 2025, Ervin Demo, ecuria e ndërtimit të urës Bilçë, shikoni këtë urë. Kjo u bë ura e shenjtë.
Belinda, Rama, Ervin Demo, e bëjnë ndërtimin e kësaj ure, ja ura ku është.
Me 22 janar ndërtimi i urës me ndihmën e ushtrisë në Lapardha.
Edhe ushtria politizohet në shkallë ekstreme, merr pjesë në zgjedhje.
Ervin Demo, ky meriton heqjen e menjëhershme të mandatit kallp që ka marrë duke mashtruar qytetarët.
Më 29 janar 2025, pastrimi kullues të Velebishtit.
Me 30 janar infrastrukturë turistike Vodicë-Qafë Dardhë, bashkia Berat.
Ky është një kriminel elektoral që ka për shoqe vetëm Emiriana Sakon.