‘Po ‘golemizohet’/ Ekspertët e qeverisë për turizmin japin alarmin: Rrëzojnë strategjinë, rrezikojmë stanjacion
Nga Syri.net/
Dy ditë më parë Lideri i opozitës, Sali Berisha, e cilësoi sezonin turistik të këtij viti një dështim dramatik. Për të mbuluar dështimin në turizëm qeveria po propagandon turizmin elitar, ‘një piramidë mashtrimi, pasi Shqipëria nuk ofron kushtet minimale për këtë lloj turizmi” nënvizoi Berisha nga selia e PD-së më 5 korrik.
E alarmi i ngritur dhe nga lideri i PD-së por dhe shpesh dhe nga përfaqësues të opozitës është ngritur dhe nga ekspertët e paguar nga qeveria vetë, të cilët kanë paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren ndërhyrje të konsiderueshme, ky sektor rrezikon të përballet me stanjacion ose rritje të kufizuar dhe rënie të konkurrencës në një periudhë afatmesme deri në afatgjatë.
LEXO EDHE: Berisha: Narko-qeveria kërkon të servirë turizëm elitar me turizmin e gjirizeve dhe ujërave të zeza! Turizmi është kthyer në mallkim të madh për shqiptarët
Në dokumentin ‘Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit 2025-2030 dhe të planit të veprimit” e publikuar në Fletore Zyrtarë të datës 6 gusht 2025 ekspertët ngrejnë alarmin për ndërtimet pa kriter të strukturave akomoduese me qira afatshkurtër dhe të shtëpive të dyta, të cilat ata e etiketojnë me termin –“golemizim’ pra betonizimin e të gjithë bregdetit shqiptar.
Po kështu zhvillimi i parregulluar i resorteve po shkakton probleme mjedisore (menaxhimi i mbetjeve, mbishfrytëzimi i shërbimeve, ndotje etj.);
Po vështirësohet përballueshmëria e jetesës në Shqipëri ndërsa zhvillimi i paqëndrueshëm i turizmit po shkakton zemërimin dhe irritimin e popullsisë vendase.Nëdestinacionet turistike po ushtrohet trysni e tepërt te burimet vendase ndërsa Shqipëria përballet me largime masive dhe të vazhdueshme të forcës punëtore të kualifikuar.
Çfarë kanë analizuar ekspertët?
Në dokumentin ‘Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit 2025-2030 dhe të planit të veprimit”, me kërkesë të qeverisë ekspertët kanë analizuar dy skenare: Skenarin status quo ku industria e turizmit në Shqipëri regjistron një shtrirje të modelit aktual,”duke çuar kështu në zhvillim të pabalancuar në vend që ushtron presion të madh mbi qëndrueshmërinë e burimeve natyrore dhe trashëgiminë kulturore’ thuhet në dokument.
Si dhe skenarin e zhvillimit të qëndrueshëm i cili kërkon reforma gjithëpërfshirëse, me një vëmendje të veçantë te rinovimi i kuadrit rregullator dhe ligjor dhe përmirësimi i sistemit të menaxhimit të destinacioneve.
Çfarë parashikojnë ekspertët?
Skenari i Status quo-së
Në skenarin fillestar, të përcaktuar me emrin skenari i Status quo-së, industria e turizmit në Shqipëri regjistron një shtrirje të modelit aktual, duke çuar kështu në zhvillim të pabalancuar në vend. Kjo mungesë balance ushtron presion të madh mbi qëndrueshmërinë e burimeve natyrore dhe trashëgiminë kulturore.
Mungesa e sistemeve dhe mbështetjes së përshtatshme e përshkallëzon situatën, duke rezultuar në një zbatim të pjesshëm dhe/ose të dobët të zgjidhjeve të ndryshme.
Nëse nuk ndërmerren ndërhyrje të konsiderueshme, ky sektor rrezikon të përballet me stanjacion ose rritje të kufizuar dhe rënie të konkurrencës në një periudhë afatmesme deri në afatgjatë. Supozimet mbi të cilat mbështetet skenari i Status quo-së janë si vijon:
Mjedisore: Sociale: Alokohen fonde të pamjaftueshme për zhvillimin e infrastrukturave turistike brenda zonave të mbrojtura natyrore;
Zgjerimi i turizmit realizohet pa mbikëqyrje, monitorim dhe rregullim të përshtatshëm, duke ndikuar kështu negativisht te peizazhi dhe hapësira; Vijon rritja e parregulluar dhe ndërtimet pa kriter të strukturave akomoduese me qira afatshkurtër dhe të shtëpive të dyta - golemizim;
Zhvillimi i resorteve të shfrytëzimit të miksuar nuk është i rregulluar dhe po shkakton probleme mjedisore (menaxhimi i mbetjeve, mbishfrytëzimi i shërbimeve, ndotje etj.);
Sezonaliteti i lartë i aktivitetit të turizmit po ushtron trysni të tepërt te burimet vendase;
Vazhdon largimi masiv dhe i vazhdueshëm i forcës punëtore të kualifikuar në Shqipëri;
Interes i ulët për karrierë në sektorin e turizmit;
Politikat legjislative dhe fiskale nuk krijojnë mundësi tërheqëse punësimi;
Hapësirat rezidenciale po transformohen masivisht në struktura akomoduese me qira afatshkurtër;
Po vështirësohet përballueshmëria e jetesës në Shqipëri; Rënie e mbështetjes publike për rritjen e turizmit;
Zhvillimi i paqëndrueshëm po shkakton zemërimin dhe irritimin e popullsisë vendase në destinacionet turistike;
Ekonomike:
Mangësi të vazhdueshme për sa i përket aksesit rrugor, transportit publik dhe sinjalistikave të qarta rrugore;
Rënie e nivelit të kënaqësisë së turistëve në raport me atraksionet natyrore dhe kulturore të mbipopulluara;
Përqendrimi i lartë gjeografik dhe sezonal i trafikut të turistëve po kufizon shpërndarjen e përfitimeve ekonomike në të gjithë vendin;
Opsione të kufizuara të aksesit ajror;
Sistemi i menaxhimit të destinacioneve vazhdon të jetë i pakoordinuar dhe jokoherent në të gjitha nivelet; Sistemi i taksave nga aktiviteti i turizmit është duke u përmirësuar në vazhdimësi.
Narko-euroja
Sipas kreut të PD-së Berishës, rënia e turizmit ka si narkoeuron, e cila ka rritur gjithashtu ndjeshëm kostot e jetesës për shqiptarët, ka sjellë rritjen e çmimeve dhe ka shkatërruar prodhimin vendas.
“Viti i kaluar shënoi një rënie drastike të turistëve në brigjet, plazhet e detrave dhe liqeneve të Shqipërisë”.
Kjo rënie drastikevazhdoi këtë vit akoma më e thellë. Shkaku i kësaj rënie, në mënyrën më të pabesueshme, por edhe të pandershme dhe të padenjë, fshihet nga narkoqeveria, fshihet nga mediat e narkoqeverisë, fshihet nga ekonomistët e vendit, mediat e vendit dhe operatorët turistikë.E bëjnë këtë nga padija apo nga frika dhe kodi i mafies, unë nuk mund ta them”
U them me përgjegjësi të plotë se shkaku madhor i kësaj rënie dramatike është narkoeuroja. Rënia e vlerës së euros në 35 përqind, rënia e vlerës së dollarit në 35 përqind, rënie e shpejtë dhe instalimi i saj në këtë nivel, bëri që turisti që më parë me 100 euro blinte shërbimet dhe mallrat e caktuara, një vit më pas duhet të shpenzonte në Shqipëri 135 euro, Të fshehësh këtë, bëhesh bashkëfajtor në një krim”.
Zhvlerësimi që iu bë monedhës europiane dhe amerikane në Shqipëri nga kontejnerët me euro dhe dollarë të narkosve shqiptarë, zhvlerësimi prej 35 përqind, goditi turizmin në mënyrën më të egër, pasi çdo turist në Shqipëri duhet të shpenzonte për të njëjtat shpenzime, të njëjta blerje, 35 më shumë euro”.
Ku u bazuan ekspertët në konkluzione?
Për të përgatitur strategjinë për turizmin deri në 2030 u bë një shqyrtim i hollësishëm i tablosë aktuale të turizmit në Shqipëri. Të dhënat bazë për skenarët u mblodhën nga burime të ndryshme, me fokus kryesor te të dhënat zyrtare nga institucione të tilla si Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, INSTAT dhe Banka e Shqipërisë, ndër të tjera. U nxorën parashikime mbi bazën e të dhënave krahasuese dhe vlerësimeve nga ekspertë, të cilat përfshinin supozime lidhur me tre dimensione të qëndrueshmërisë: dimensioni mjedisor, dimensioni social dhe ai i qeverisjes.