Atentati me pistoletë në Tiranë. Ja kush është i plagosuri
Atentati me pistoletë në Tiranë. Ja kush është i plagosuri
Edison Delia, 26-vjeç është personi që ka mbetur i plagosur me pistoletë mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen:
Rreth orës 21:11, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur telefonatë për të shtëna me armë në afërsi të gjimnazit "Partizani".
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në rrugën "4 Dëshmorët", është gjendur një shtetas i shtrirë dhe i gjakosur i cili është transportuar në spitalin "Ushtarak", ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës dhe vazhdon krehja e territorit.
Grupi hetimor po vazhdon punën zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Foto nga vendngjarja