Flakët në Finiq vihet nën kontroll pas disa orësh aksioni! Vatër zjarri edhe në varrezat e fshatit Dhërmi
Një vatër zjarri është shfaqur në zonën pyjore të fshatit Dhivër të Finiqit. Zjarri ka rënë në një zonë malore që është ndezur si pasojë e një shkarkese nga rrufeja.
Flakët dogjën sipërfaqe të tëra me shkurre dhe bimësi pyjore. Vatra u raportua prej orës 11:00 të ditës së sotme dhe grupet operacionale u hodhën në terren. U bënë edhe evakuime nga fshati Cerkovinë, ku kishte rrezik më të shtuar nga flakët. Fillimisht u raportua për shuarjen e vatrës, por më vonë pati riaktivizim në faqen e malit edhe si pasojë e temperaturave dhe erës.
Kjo ka bërë që orët e pasdites ekipet e zjarrfikëseve, të mbështura nga trupa të Forcave të Aarmatosura dhe me ndihmën nga ajri të 2 helikopterëve ‘Blackhaëk’, të ndërhyjnë. Ata kanë arritur të vendosin nën kontroll flakët në Cerkovicë dhe Dhivër të Finiqit.
Prej disa orësh efektivët janë në terren, duke luftuar zjarrin dhe duke shoqëruar banoret brenda perimetrit të caktuar të sigurisë. Në Cerkovinë njoftohet se rreziku ka kaluar.
Aktualisht nuk ka rrezik për përhapjen e zjarrit në fshatrat përreth.
Vatër zjarri pati edhe në Dhërmi të Himarës në orët e mbrëmjes. Zjarri u raportua pranë varrezave të fsatit. Autoritetet dhe zjarrfikësja u njoftuan për të vepruar menjëherë, që vatra të mos përhapej.