‘Presioni po jep rezultat’/ Zelenski: Rusia sot duket më e gatshme të pranojë armëpushimin në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky theksoi se Rusia sot është më e gatshme për të pranuar paqen në Ukrainë.

Sipas Zelenskit, ky rezultat vjen pas presionit që ndërkombëtarët i ushtruan Kremlinit.

Presioni që po u ushtrohet po jep rezultat”, u shpreh Zelensky, në një komunikim me qytetarët ukrainas.

Zelenski shtoi se Ukraina dhe SHBA, duhet të jenë të kujdesshme, dhe sipas tij, nuk duhet të mashtrohen nga ndonjë plan i fshehtë i mundshëm nga Rusia.

E rëndësishme është të mos mashtrohemi në detaje – as ne, as SHBA.”, shtoi ai.