Zjarr në pyllin pranë uzinës së Poliçanit, ku ndodhen magazinat me lëndë plasëse! Flakët po përhapen me shpejtësi (VIDEO)

Flakët janë përhapur në pyllin pranë uzinës së Poliçanit. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha pranë zonës C të uzinës ku ndodhen magazinat me lëndë plasëse informon gazetarja e Syri.Tv.

Në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikës dhe ushtria si dhe një helikopter i bazës së Kuçovës.