"Ne tashmë e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë, duke përfshirë faktin se importet tona bëhen për të siguruar sigurinë energjetike të 1.4 miliardë njerëzve". Prandaj, zgjedhja e SHBA-së për "tarifa shtesë" është për të ardhur keq’, thuhet në reagim.

Duke i hedhur poshtë me vendosmëri kritikat, India vuri në dukje gjithashtu standardet e dyfishta në shënjestrimin e saj për këtë çështje dhe vuri në dukje se si SHBA-ja ashtu edhe BE-ja vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie tregtare me Rusinë.

"Ndryshe nga rasti ynë, një tregti e tillë nuk është as një detyrim jetik kombëtar", tha Ministria e Jashtme në deklaratën e së hënës.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/06/auto_MODIIII1754500177.webp", "width": 774, "height": 516 } }

Trump e goditi me tarifa 50 %, kundërpërgjigjet India: Veprime të paarsyeshme, do të mbrojmë veten!

Teksa marrëdhëniet mes SHBA dhe Indisë janë tensionuar së fundmi, me kërcënime për rritje të tarifave prej 50% nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump për Indinë, nuk ka vonuar as përgjigja zyrtare e Nju Dehlit.

Përmes një reagimi në platformën sociale X, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Indiane, Randhir Jaiswal, i ka cilësuar veprimet e presidentit Trump si të paarsyeshme, duke shtuar se India, përballë agresionit tregtar amerikan, do të mbrojë interesat e saj.

‘Vendosja e tarifave shtesë nga SHBA-të është "e padrejtë, e pajustifikuar dhe e paarsyeshme". Nju Delhi "do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur interesat kombëtare", thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Indisë.

"Shtetet e Bashkuara kanë vënë në shënjestër importet e naftës së Indisë nga Rusia", thuhet në deklaratë.