", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/06/auto_Untitled_design_971754497415.png", "width": 900, "height": 473 } }

Tronditëse në Argjentinë/ Vrasësi serial u ofronte punë të pastrehëve dhe më pas i vriste

Drejtësia në Argjentinë ka nisur një hetim penal ndaj një personi, i cili dyshohet se ka vrarë dhe copëtuar në shtëpinë e tij të paktën pesë persona, njoftoi dje të martën agjencia franceze e lajmeve.

I dyshuari, 37 vjeç, përballet me akuza për ‘vrasje me paramendim’ me ‘rrethanë rënduese’, pasi ka treguar ‘brutalitet të veçantë’. Ai tashmë është arrestuar.

Hetimi ka të bëjë me vrasjet e të paktën pesë personave që ishin zhdukur.

Pas analizave të materialeve nga sistemet e kamerave, fokusi u drejtua te shtëpia e të dyshuarit, ku u gjetën ‘eshta, gjak, copëza lëkure’ dhe madje ‘hunda njerëzore’, shpjegoi për AFP prokurori i përgjithshëm në Xuxui, Sergio Legio Sánchez.

Në pronën e hetuar, një adoleshent 16-vjeçar, i cili u paraqit si kushëri i pronarit, i ka thënë policisë ‘dua të flas, dua të tregoj çfarë ndodhi’, sipas prokurorit që po merret me rastin, Guillermo Beyer, i cili foli për mediat A24.

Adoleshenti tha se i ati “dilte të premteve pasdite dhe kthehej në mbrëmje me disa persona. Thuhet se u ofronte punë dhe pastaj i ftonte për të pirë diçka në shtëpi”.

“Unë largohesha sepse dija se ndodhnin gjëra të këqija. I rrihte, i vriste, i priste në copa, i digjte dhe i hidhnin jashtë në qese plehrash,” tha djali.

Sipas Legio Sanchez, viktimat ‘ishin persona të margjinalizuar, të pastrehë, që rrinin në rrugë’ dhe shumica e tyre ishin të moshuar.

Hetimi në këtë fazë është i përqendruar në ‘analizën e mbetjeve të dyshuara njerëzore’ dhe në ‘mbledhjen e materialit biologjik nga të afërmit e personave të zhdukur për të bërë krahasime të ADN-së”, shpjegoi prokurori i përgjithshëm.