Flakët 'pushtojnë' Francën/ Publikohen pamjet APOKALIPTIKE , dy mijë efektivë në luftë me flakë
Flakët në Francë po përhapet me shpejtësi në një rajon mesdhetar pranë kufirit me Spanjën. Flakët kanë djeguar një zonë më të madhe se Parisi. Rreth 2,000 zjarrfikës dhe disa avionë bombardues uji luftuan me flakët që shpërthyen të martën pasdite në fshatin Ribaute në rajonin Aude, një zonë rurale e pyllëzuar ku ndodhen plantacione rrushi.
Zjarri, i cili ka djegur 13,000 hektarë (32,000 akra), është shumë aktivë tha administrata lokale në një deklaratë. Moti ishte i nxehtë, i thatë dhe me erë, duke e bërë të vështirë për zjarrfikësit të kontrollojnë flakët. Një person vdiq në shtëpinë e tij dhe të paktën 13 të tjerë u plagosën, përfshirë 11 zjarrfikës, thanë autoritetet lokale. Ndërsa një person që fillimisht u përshkrua si i zhdukur është gjetur dhe është shëndoshë e mirë. Jacques Piraux, kryebashkiaku i fshatit Jonquières, tha se të gjithë banorët janë evakuuar.
“Është një skenë trishtimi dhe shkretimi. Duket si një peizazh hënor, gjithçka është djegur. Më shumë se gjysma ose tre të katërtat e fshatit janë djegur. Është djallëzore," i tha ai transmetuesit BFM TV pasi vizitoi të mërkurën në mëngjes.
Ce quartier de Saint Laurent de la Cabrerisse a du être évacué.
— Antoine Forestier (@a_forestier) August 5, 2025
Plusieurs maisons ont brûlé suite à des sautes de feu. @BFMTV #Aude #Ribaute pic.twitter.com/r6uqJcRHov
Banorët dhe turistët në zonat përreth u kërkuan të qëndronin në shtëpitë e tyre përveç nëse u urdhërohej të evakuoheshin. Dy kampe u evakuuan si masë paraprake. Kryeministri francez François Bayrou u takua të mërkurën pasdite me zjarrfikësit dhe banorët në Saint-Laurent-de-la-Cabrerisse, ku është ngritur posti komandues i shërbimit zjarrfikës.
Un de mes proches vient de tourner cette vidéo. Il faut imaginer que nous sommes ici à 30 KILOMÈTRES de l’incendie de Ribaute (Aude). Le feu est très actif et à cette heure clairement incontrôlé. @BFMTV pic.twitter.com/6AOVVgte6T
— Kévin Floury (@kevinfloury) August 5, 2025
Ministria e mjedisit tha se rajoni Aude ka përjetuar thatësirë këtë muaj, me kufizime në përdorimin e ujit në fuqi. Mungesa e reshjeve në muajt e fundit luajti një rol të madh në përhapjen e zjarrit, pasi bimësia është shumë e thatë. Evropa Jugore ka parë disa zjarre të mëdha këtë verë. Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimi i klimës po përkeqëson frekuencën dhe intensitetin e nxehtësisë dhe thatësirës, duke e bërë rajonin më të prekshëm ndaj zjarreve.
Sud de la #France🇫🇷🔥: un mort et onze blessés dans les #feux de forêt#IncendieAude #Pompiers #Macron #occitanie @FeuxdeForet_FR #Ribaute #Carcassonne #Narbonne pic.twitter.com/eB8IHjUJc3
— 📢✍🏻🧪👩⚕️🧹 تِرياق السموم (@Lina_Jawhari) August 6, 2025
Muajin e kaluar, një zjarr i madh që arriti në portin jugor të Marsejës, qyteti i dytë më i madh i Francës, la rreth 300 të plagosur. Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë , me temperatura që rriten me dyfishin e shpejtësisë së mesatares globale që nga vitet 1980, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Koperniku të Bashkimit Evropian.