Spanja heq dorë nga blerja e avionëve luftarakë F-35

Spanja është tërhequr nga planet për të blerë avionëve luftarakë F-35, të prodhuar nga gjigandi amerikan i aviacionit Lockheed Martin.

Raportohet se në buxhetin e vitit 2023, qeveria spanjolle kishte planifikuar një shumë prej 6,25 miliardë eurosh për të blerë aeroplanë të rinj luftarakë.

Por, sipas artikullit, vendimi i qeverisë për të orientuar pjesën më të madhe të fondit shtesë prej 10,5 miliardë eurosh për mbrojtjen drejt industrisë evropiane ka bërë të pamundur blerjen e avionëve të prodhuar në Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri Pedro Sanchez kishte bërë të ditur më herët gjatë vitit se do të rritej buxheti për mbrojtjen, në përpjekje për të përmbushur objektivin e NATO-s për shpenzime ushtarake që arrijnë në dy për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Megjithatë, gjatë samitit të mbajtur në qershor, ai refuzoi që këto shpenzime të shkonin deri në pesë për qind, vendim që u prit me kritika nga presidenti amerikan Donald Trump. Ky i fundit madje paralajmëroi vendosjen e tarifave shtesë ndaj produkteve spanjolle.