Vdekja e Hulk Hogan-it trondit familjen, vajza e tij Brooke kërkon përgjigje: Pse nuk u bë autopsi para kremimit?
Brooke Hogan, vajza e legjendës së WWE, Hulk Hogan, ka folur për herë të parë në publik pas ndarjes së papritur nga jeta të babait të saj më 24 korrik në Clearwater, Florida, në moshën 71-vjeçare. Në një intervistë për emisionin ‘The Bubba the Love Sponge Show’, Brooke shprehu dyshime dhe shqetësime serioze për mënyrën se si u trajtua rasti i vdekjes së të atit, duke nisur me faktin që nuk u krye autopsia para kremimit (djegia) te trupit.
“E di që një person mund të pësojë infarkt, por çfarë e shkaktoi atë infarkt? Kjo është pyetja që më mundon,” – tha 37-vjeçarja, duke shtuar se ishte e habitshme që autoritetet nuk hetuan më thellë rrethanat.
Shëndeti i Hulk-ut, një histori e komplikuar
I njohur me emrin e vërtetë Terry Bollea, Hulk Hogan kishte një histori të gjatë përballjeje me probleme kardiake dhe leuçemi. Megjithatë, sipas Brooke, ai ishte i kujdesshëm ndaj shëndetit dhe ndodhej në gjendje të mirë pak para vdekjes. “Ishte aktiv, bënte ushtrime frymëmarrjeje. Kjo do të thotë që ndërhyrja në zemër kishte funksionuar”, shtoi ajo.
Gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e panjohur: kishte kryer disa procedura mjekësore për të rregulluar ritmin e zemrës. “Lutesha gjithmonë: ‘Zot, mos e lejo që kjo të jetë dita kur humbas babanë’”, kujton Brooke.
Marrëdhënie e ftohur, por pikëlluese
Edhe pse nuk kishte pasur kontakt me të atin për gati dy vite para vdekjes, Brooke nuk e fsheh dhimbjen dhe hutimin që ndjen për mënyrën e papritur si ndodhi gjithçka. E larguar nga trashëgimia që prej vitit 2023, ajo kishte vendosur vetë të përjashtonte veten nga testamenti, për shkak të mungesës së besimit ndaj personave që e rrethonin babanë e saj. Megjithatë, ajo mbetet përfituese e një fondi sigurimi jete që Hulk kishte krijuar më parë.
Vdekje e shpejtë dhe pa përgjigje
Autoritetet u përgjigjën ndaj një thirrjeje për arrestit kardiak, por Hulk ndërroi jetë pak pasi u transportua në spital. Mungesa e autopsisë dhe djegia e trupit menjëherë pas vdekjes ka lënë shumë pyetje pezull, jo vetëm për Brooke-n, por edhe për fansat në mbarë botën.
“Unë thjesht dua të di të vërtetën,” – tha ajo. “Kur dikush vdes kaq papritur, dhe ti e di që ka luftuar për të jetuar, është e natyrshme të kërkosh përgjigje.”
Humbja e Hulk Hogan, një prej ikonave të historisë së mundjes, ka lënë një boshllëk të madh, jo vetëm në botën e sportit, por edhe në jetën e atyre që, edhe pse larguar, nuk reshtën kurrë së dashuruari atë.