‘Në 20 vjet u dogjën 500 mijë ha pyje’/ Eksperti Diku: Pasoja katastrofike për ekosistemin, miliarda euro dëm në buxhet!
Eksperti i pyjeve, Abdulla Diku ka ngritur alarmin për pasojat kolosale që sjellin zjarret në ekosistem.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin e pasdites në Syri Tv nën moderimin e Edvin Parrucës, Diku tha se kostoja e djegies së një hektarë tokë është se barabartë me 10 mijë euro. Nëse do të përfshiheshin edhe kosto të tjera shtesë, si humbja e lëndës drusore, çlirimi i dioksidit të karbonit, si dhe erozioni, kostoja do të rritej akoma dhe më shumë.
Sipas Dikut, vetëm vitin e kaluar u dogjën në total një sipërfaqe prej 46.500 ha pyje, me dëme të pariparueshme për të cilën duhen shekuj që këto sipërfaqe të rikuperohen.
Pavarësisht se u ndërmor një nismë vitin e kaluar për të mbjellë pemë të reja në sipërfaqet e dëmtuara nga zjarret, nga mbi 46 mijë ha, vetëm 150 ha u arrit mbjellja e pemëve.
Eksperti Diku ngriti shqetësimin për zjarret e rënë në dy dekadat e fundit, që sipas tij kanë djegur një sipërfaqe totale prej 500 mijë ha, ndërsa kostoja shkon në miliarda euro për buxhetin e shtetit.
Me shqetësim, Diku sheh edhe dekurajimin e kullotave që sipas tij janë një rrezik i shtuar për zjarret, pasi për shkak të djegies së sipërfaqeve të bimësisë rrezikohen kurora të tëra.
‘Dekurajimi i kullotjes ka shkaktuar rrezik për zjarret. Nga djegia e zjarrit sipërfaqësor te kurorat është pasojë shumë e madhe. Ka rënie të blegtorisë për shkak të politikave jo favorizuese të këtij sektori dhe zonat rurale kanë hequr dorë nga ky aktivitet dhe për pasojë ndikon në kullotë’, u shpreh eksperti Diku.
Ne numërojmë ha e djegur dhe dëmet kolosale në ekosistem. Lidhur me impaktet, mënyra më e thjeshtë për të llogaritur është kostoja për të ribërë sipërfaqen e djegur. Është 10 mijë euro për 1 ha. Kostoja për 30 ha është 300 mln euro, duhet t’i shtohet edhe kostoja e drurit. Dëme të tilla, vlera e kostos së ribërjes së sipërfaqes pyjore, kostoja e çlirimit të CO2, kostoja e sasisë së shtuar të erozionit me shembjen e gurëve, bllokimin e rrugëve, kostoja shumëfishohet përtej 300 mln euro.
Institucionet duhet të mësonin nga djegia e ha të vitit të kaluar. T’i kemi sytë nga qielli nëse do jemi më fat për reshje të mundshme për të menaxhuar situatën e zjarreve. Po perceptohet sjellje e keqe e menaxhimit të zjarreve, djegia e mbetjeve duket sikur zjarri po bëhet përditshmëri e jona. Fenomen shqetësues, djegia e zjarreve në zonat bujqësore.
Parandalimi i zjarreve në tokat bujqësore nuk parandalohet, dhe ne shohim pamundësi të emergjencave për të përballuar emergjencat e zjarreve. Instancat nuk bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, dhe ne kemi përjashtuar komunitetet e s’i kemi bërë pjesë të tyre për menaxhimin e zjarrit dhe mbrojtjen e pyjeve.
Vitin e kaluar u quajt viti i pyjeve për të mbjellë sip. pyjore. U mbollën në kuadër të këtij projekti, 150 ha. Ndërsa të djegur kishim 46 mijë 56 ha pyjesh. Nuk arrijmë të mbjellim as 0.5 % të asaj që digjet. Procesi i rikthimit të natyres, duan shekuj, është e pamundur për disa specie pyjore si ahu e kanë të pamundur në një kohë të shkurtër të rigjenerojnë vetveten se djeg gjithçka.
Në Dajt ka nisur një erozion masiv, zjarri ka djegur lëndën organike të tokës që është baza për fidanët e rinj e shohim ato vragat gri që janë prezent thuajse në çdo vend të Shqipërisë. Në 20 vjet sip. pyjore e djegur shkon në 500 mijë ha. Që kërkon miliarda euro për ta rikuperuar. Por me një buxhet që ka Shqipëria është asgjë, referuar iniciativës së ndërmarrë më 2024 ku u mbollën vetëm 150 ha.
Ne vuajmë përmbytje masive për shkak të erozionet nga gërmimet e baseneve. Rruga Milot-Burrel u shemb, pasi pak para se të ndodhte po gërmohej në basenin lumor.
Zjarret kanë qene në jug e juperëndim të vendit pasi temperaturat janë më të larta atje. Edhe zona e Lurës, Shkopetit, Matit, Bulqizës, kanë qenë zona problematike.
Dekurajimi i kullotjes ka shkaktuar rrezik për zjarret. Nga djegia e zjarrit sipërfaqësor te kurorat është shumë e madhe. Ka rënie të blegtorisë për shkak të politikave jo favorizuese të sektorit dhe zonat rurale kanë hequr dorë nga ky aktivitet dhe për pasojë ndikon në kullotë.