Libani synon çarmatosjen e Hezbollahut
Qeveria e Libanit synon çarmatosjen e grupit militant Hezbollah, i mbështetur nga Irani.
Kryeministri Nawaf Salam e bëri njoftimin pas një takimi gati gjashtëorësh të kabinetit, ku ka ngarkuar ushtrinë të hartojë një plan që do të sigurojë që deri në fund të vitit qw vetëm institucionet shtetërore të kenë armë.
Ai tha se qeveria i ka kërkuar ushtrisë që plani të përgatitet deri në fund të muajit, për t’u shqyrtuar dhe miratuar nga qeveria, raportojnw mediat e huaja.
Pas takimit, Salam theksoi “detyrën e shtetit për të monopolizuar posedimin e armëve”, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA) e Libanit.
Ky vendim vjen pas presionit të madh të Shteteve të Bashkuara mbi Bejrutin për të çarmatosur Hezbollahun, përfshirë një vizitë në korrik nga i dërguari amerikan Tom Barrack, i cili bëri thirrje për një qasje më vendimtare.