Ndeshjet e Conference League/ Egnatia dhe Dinamo, kujdes nga arbitrat!
Egnatia dhe Dinamo City do të luajnë të enjten ndeshjet e para të raundit të tretë të Konferencë Ligës.
Skuadrat shqiptare kanë mësuar tashmë edhe arbitrat që do të gjykojnë në përballjet respektive. Por futbollistët e të dyja skuadrave shqiptare duhet të kenë kujdes në lojën e tyre, pasi arbitrat Shnajder dhe Karabajev janë tepër dorëlëshuar në kartonë.
Në raundin e tretë të këtij kompeticioni, Egnatia do të përballet të enjten me Olimpijan, sfidë kjo që do të gjykohet nga një skuadër arbitrash nga Zvicra.
Kryesor do të jetë 39-vjeçari Urs Shnajder, i cili mban stemën e FIFA-s nga viti 2018.
Zvicerani ka arbitruar 33 ndeshje në sezonin 2024-2025, përfshirë, kampionatin zviceran, Ligën e Kampioneve, UEFA Nations League Liga B, kualifikueset e Kupës së Botës, Saudi Pro, Ligën e Evropës.
Në këto ndeshje ai ka dhënë gjithsej 161 kartonë, nga të cilët 147 të verdhë dhe 10 të kuq.
Si një arbitër dorëlëshuar nga ana e kartonave, skuadra e Egnatias është e paralajmëruar.
Ndërsa Dinamo City do të përballet me ekipin e Hajduk Splitit në raundin e tretë të Konferencë Ligës.
Kjo sfidë i është besuar arbitrit kryesor 32-vjeçar, Sayat Karabayez nga Kazakistani.
Gjatë sezonit 2024-2025, ai ka gjykuar në 20 ndeshje, në Premierligën kazake, Konferencë Ligë si në kualifikueset dhe më pas në ndeshjet e tjera, në kualifikueset e Evropianit të 19-vjeçarëve, ndërsa këtë fillim sezoni ka gjykuar vetëm një ndeshje të Ligës së Kampioneve.
Edhe Karabayez nuk i kursen kartonët, teksa në 20 ndeshje ka dhënë 106, nga këta 96 të verdhë dhe 10 të kuq.
Edhe futbollistët e Dinamos duhet të kenë kujdes me lojën e tyre për të mos marrë kartonë të panevojshëm, të cilët mund të ndikojnë më pas në lojën e skuadrës.