VIDEO/ Merr flakë një banesë në Vlorë, alarmohen banorët
Një banesë në një pallat në Vlorë në lagjen ‘Pavarësia’ është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohen banorët të cilat janë alarmuar dhe kanë zbritur me shpejtësi nga ndërtesa.
Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, e cila po punon për neutralizimin e flakëve.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.