Shehu: Rama e shet recetën mjekësore si reformë, ndërsa farmaceutika është në kolaps!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po e shet për reformë një ndryshim teknik të recetës mjekësore, ndërkohë që sistemi farmaceutik në Shqipëri ndodhet në kolaps.

“Në vend që të bëjë reforma të thella për të shpëtuar farmaceutikën shqiptare, Rama po propagandon ndryshimin e një formati si reformë të madhe. Kjo është vetëm fasadë,” shkruan Shehu në një postim në Facebook.

Sipas tij, sektori farmaceutik shqiptar që prej vitit 2014 është shkatërruar nga ndërhyrjet e shtetit, duke sjellë medikamente të pasigurta, jo të certifikuara nga institucionet ndërkombëtare si EMA apo FDA. Shehu thekson se medikamentet që ofrohen, veçanërisht në listën e rimbursimit, nuk gjenden në vendet e origjinës së sigurta dhe janë me cilësi të dyshimtë.

Ai nënvizon se Shqipëria ka listën më të shkurtër në Europë për barna të regjistruara e të rimbursuara, ndërsa kontrabanda dhe importet personale kanë arritur deri në 30% të konsumit, duke rritur rrezikun dhe kostot për qytetarët.

“Rimbursimi në Shqipëri është vetëm rreth 40%, ndërsa në vendet e BE-së tejkalon 90%,” thekson deputeti demokrat, duke e cilësuar situatën alarmante.

Shehu bën thirrje për një reformë të thellë në sektor, duke kërkuar:

• Implementimin e standardeve të EMA për prodhimin dhe importin e barnave;

• Vendosjen e sistemit “Track and Trace” për ndjekjen e barnave;

• Eliminimin e importeve paralele dhe barnave të falsifikuara;

• Funksionimin e plotë të recetës elektronike;

• Dhe mbi të gjitha, luftën kundër korrupsionit të thellë që, sipas tij, po shkatërron sistemin farmaceutik.

“Shteti nuk është më rregullator, por është kthyer në shkatërrues të sistemit farmaceutik,” përfundon Shehu.

Postimi  i plotë:

Receta mjekesore, Rama e “shet” si reforme ne farmaceutike!!

Ndersa Farmaceutika shqiptare vazhdon te kete po ato probleme te medha, qe demtojne shendetin, jeten, financat e qytetarit, stimulojne korrupsionin e kontrabanden.

Qe e mbajne ate shume larg parimit europian te saj:

“Farmaceutika eshte nje sherbim publik i menaxhuar nga privati”!

Formati i recetes se re mjekesore lidhet vetem me disa ndryshime teknike elementare te paraqitjes e funksionit te saj.

Por Rama sot po e propagandon si nje reforme te madhe, duke bere fasade!

Sistemi i yne farmaceutik prej vitit 2014 eshte shkaterruar nga Shteti.

Ai i ofron publikut prej atij viti ne shumice, vecanerisht per listen e rimbursimit, medikamente jo te sigurta, te pa certifikuara nga EMA apo FDA, qe nuk qarkullojne ne asnje nga vendet e origjines se sigurte, per prodhimet e importit dhe ate vendas.

Duke pasur listen me te shkurter ne Europe per medikamntet e rimbursuara edhe te regjistruara.

Duke stimuluar “kontrabanden” apo prurjen personale te medikamenteve nga jashte.

Gje qe ka arritur ne 30% te konsumit, me rrezik e kosto shume me te larte per qytetaret se ne vendet e BE.

Me nivelin me te ulet te rimbursimit reth 40%, kur ajo europiane eshte mbi 90%.

Ne keto kushte farmaceutika shqiptare ka nevoje per nje reforme te thelle.

Ndryshime thelbesore per te implementuar standartet e EMA ne GDP, GMP, GFP ne import e prodhimin vendas.

Forcuar “vigjilencen medikamentoze” me sistemin “Track and Trace”, eliminuar importet paralele, “fake drugs” etj, etj.

Implementimin ne terresi te recetes elektronike!

Por mbi te gjitha duhet luftuar korrupsioni gjigand i krijuar nga ky rregjim, qe po gryen systemin tone farmaceutik.

Duke “hedhur ne ere” edhe investimet e medha te realizuara nga privati.

Shteti keshtu eshte kthyer nga regullator ne shkaterrues te sistemit tone farmaceutik.