Ardon Jashari në lidhje dashurie?! Ja kush ja ka marrë zemrën futbollistit
Mes vëmendjes në rritje për jetën e tij personale, futbollisti i njohur me origjinë shqiptare, Ardon Jashari, zbuluar se është beqar.
Në një deklaratë të shkurtër, ai tha:
“Jam i dashuruar, por vetëm me topin e futbollit.”
Me këtë përgjigje, Jashari tregoi se zemra e tij i përket fushës së blertë dhe karrierës së tij sportive. Futbollisti shtoi se për momentin është i përqendruar te suksesi profesional dhe nuk ka hapësirë për një lidhje romantike.
Me pasionin që e karakterizon dhe përkushtimin ndaj lojës, duket se futbolli vazhdon të jetë dashuria e madhe e Ardon Jasharit.