Themeluesi i kuzhinës në Gaza: Ndihma që ofrojmë është shumë e pakët për të shpëtuar familjet e reja
Themeluesi i Gaza Soup Kitchen që ofron ushqim për njerëzit në Rripin e Gazës, i tha BBC-së se organizata e tij “mund të bëjë shumë pak” për të mbështetur njerëzit në Gaza në këtë moment.
Duke folur për Newsday të BBC-së, Hani Almadhoun tha se ndihma që ata mund të japin nuk është e mjaftueshme për familjet e reja. “Edhe nëse u japim një supë, nuk është se fëmija do ta hajë supën,” tha ai.
Ai shtoi se shumë nëna të reja dhe prindër nuk po ushqehen mirë dhe po hasin vështirësi për të siguruar furnizimet për fëmijët e tyre.
“Mund ta imagjinoni një nënë me foshnjë duke u përpjekur të kapë një paketë ushqimore të hedhur nga ajri, dhe rreziqet dhe kërcënimet që kjo sjell,” tha ai.
“Ajo nuk do të mund ta bëjë këtë, ndërsa ata që marrin ndihmën e shesin atë për një apo dy dollarë,” shtoi ai.
Almadhoun kritikon mënyrën se si Izraeli lejon ndihmën të hyjë në territor, duke quajtur hedhjet nga ajri një “prodhim teatral”, dhe tha se shumë më shumë ndihma mund të arrijë tek banorët e Gazës nëse kamionët e ndihmave lejohet të hyjnë lirisht.
Izraeli ka insistuar më parë se nuk ka kufizime në dorëzimin e ndihmave dhe se në Gaza “nuk ka uri.”