Zbulohet numri që do të mbajë në fanellë Ardon Jashari dhe kur do ta zhvillojë stërvitjen e parë te Milani
“MilanNews” raporton se pas vizitave mjekësore të mëngjesit të sotëm, Ardon Jashari do të jetë në “Casa Milan” për të nënshkruar kontratën e tij pesëvjeçare me kuqezinjtë dhe pas kësaj nuk do të kthehet në hotel.
Në vend të kësaj, ai do të udhëtojë për në Milanello për seancën e tij të parë stërvitore me shokët e tij të rinj të ekipit dhe trajnerin e ri Massimiliano Allegri, e cila do të fillojë në orën 18:00.
Gjithashtu është konfirmuar se lojtari zviceran me origjinë shqiptare do të veshë fanellën me numrin 30 të kuqezinjve, gjë që ai e ka paralajmëruar që kur iu bashkua Club Brugge dy vjet më parë.