Emisari Sorensen në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Ai është pritur në Presidencë nga e para e shtetit, Vjosa Osmani.
Takimi ka nisur në ora 10:00.
Nuk është bërë e ditur nëse do të ketë konferencë për media pas takimit.
Vizita e Sorensenit në Kosovë vjen pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku ai, së bashku me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka diskutuar rreth çështjeve të sigurisë, stabilitetit rajonal dhe perspektivës së zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Kjo është vizita e tretë Peter Sorensen në Kosovë që nga emërimi i tij si përfaqësues i posaçëm i BE-së.
Gjatë vizitës së tij të parë në Prishtinë në mars, Sorensen kishte thënë se prioritet për të ishte të caktonte takime mes dy shteteve.
Takimi i fundit në Bruksel i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mes Kosovës dhe Serbisë, ishte zhvilluar më 17 dhjetor të vitit të kaluar.