Tentoi t’i godasë me makinë dy policë, një i arrestuar në Kosovë
Një incident i rëndë ka ndodhur të martën rreth orës 16:15 në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë-Kosovë, ku një qytetar ka tentuar të godasë me veturë dy zyrtarë policorë.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari nuk është ndalur për t’iu bindur urdhrave të zyrtarëve, por përkundrazi ka tentuar t’i përplasë me veturë. Pas kësaj, ai ka sulmuar fizikisht njërin prej policëve duke e goditur me telefon.
Si pasojë e sulmit, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore.
Personi i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në stacion policor për intervistim. Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit ai është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.