Aktorja e 'The Walking Dead', Kelley Mack, ndahet nga jeta në moshën 33 vjeç

Aktorja Kelley Mack, e njohur për rolin e Addy-t në serialin e njohur me zombi The Walking Dead, ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare pas një beteje me gliomën – një formë e rrallë e tumorit që prek trurin ose palcën kurrizore.

Lajmi u bë i ditur në një postim prekës në Instagramin e saj, ku thuhej se ajo “ndërroi jetë në paqe” në qytetin e lindjes, Cincinatti.

E njohur për ngrohtësinë, përkushtimin dhe entuziazmin e saj në punë, Mack ka frymëzuar shumë njerëz në industrinë e filmit dhe përtej saj.

Ajo la pas një trashëgimi artistike që përfshin role në seriale si 9-1-1, Chicago Med, Unusual Suspects dhe një rol në një film të ardhshëm të Universal që pritet të dalë në vitin 2025.