Algjeri/ Rrëzohet avioni ushtarak në Taher, të paktën 4 persona humbin jetën

Një avion ushtarak u rrëzua sot në aeroportin Ferhat Abbas, në qytetin Taher të veriut të Algjerisë, duke i marrë jetën katër personave që ndodheshin në bord, mes tyre edhe zyrtarë të lartë.

Avioni i përkiste Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes Civile.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.