Gaza/ Të paktën 68 persona kanë humbur jetën për shkak të sulmeve të reja izraelite

Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës njoftoi sot se 68 persona janë vrarë nga zjarri i ushtrisë izraelite në pika të ndryshme të enklavës palestineze.

Sipas burimeve, 56 prej tyre humbën jetën ndërsa prisnin për shpërndarjen e ndihmës humanitare.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal, tha se 30 persona u vranë nga zjarri izraelit pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në periferi të Khan Yunis.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i forcave të armatosura izraelite (IDF) deklaroi për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) se ushtarët qëlluan ‘të shtëna paralajmëruese’ pranë Khan Yunisit, kur u përballën me një turmë palestinezësh që po i afrohej, pa përmendur megjithatë ndonjë viktimë.