Finlandë/ Vala e të nxehtit godet keq ‘drerët nordikë’
Finlanda si rrallë herë po përjeton një valë të fortë të nxehti, me temperatura rekord që kanë prekur vendin gjatë javëve të fundit, duke shkaktuar rritje të ndjeshme të vdekshmërisë tek ‘drerët nordikë’.
Sipas Shërbimit Meteorologjik të Finlandës, vendi sapo ka kaluar një periudhë 22-ditore me të nxehtë, me temperatura që shkuan deri në 30°C, valë e nxehti më e gjatë e regjistruar ndonjëherë që prej vitit 1961.
Në qytetin Rovaniemi, i njohur si ‘qyteti i Babagjyshit të Vitit të Ri’, temperaturat këtë të martë, më 5 gusht, arritën 26°C.
Thatësirat dhe zjarret pyjore, të shkaktuara nga kjo valë ekstreme, kanë ndikuar ndjeshëm mbi popullatën e tërfilëve, deklaroi për AFP Ann Ollila, drejtoreshë e Shoqatës Kombëtare të Rritësve të Drerëve.
“Edhe pse kjo kafshë arktike e përballon me lehtësi të ftohtin polar, kur bëhet fjalë për të nxehtin, është krejt tjetër histori,”, u shpreh ajo.
“Drerët nordikë nuk janë në gjendje të rregullojnë temperaturën e trupit, gjë që i bën tepër të ndjeshëm ndaj kushteve ekstreme të ngrohjes.”