Ish-e dashura e David Beckham-it thyen heshtjen pas më shumë se 20 vitesh: Dokumentari ishte një farsë
Rebecca Loos, ish-asistentja e David Beckham-it dhe gruaja që u përfshi në një nga skandalet më të mëdha mediatike të viteve 2000, ka reaguar për herë të parë pas më shumë se dy dekadash. Sot 48 vjeçe dhe me jetë të qetë familjare në Norvegji, Loos ka komentuar dokumentarin e fundit kushtuar ikonës së futbollit anglez, ku përmendet periudha e vështirë që kaloi martesa e tij me Victoria Beckham-in.
Loos u bë e famshme pasi pretendoi se kishte pasur një lidhje me David Beckham-in gjatë kohës kur ai luante për Real Madridin, ndërsa bashkëshortja e tij, Victoria, jetonte në Londër me fëmijët. Beckham dhe bashkëshortja e tij i kanë mohuar gjithmonë këto pretendime, megjithatë në dokumentarin e publikuar së fundmi, ata pranuan vështirësitë e mëdha në marrëdhënien e tyre gjatë asaj kohe.
Victoria Beckham kujtoi se "ndihej sikur e gjithë bota ishte kundër tyre" dhe se "është e vështirë të jesh në qendër të një cirku mediatik". Por për Rebecca Loos, dokumentari nuk paraqet të vërtetën:
"Ishte një përpjekje për të krijuar një imazh të përsosur, që nuk i përgjigjet realitetit. Jeta ime u kthye në ferr, ndërsa karriera e tij vazhdoi pa u prekur. Nuk ishte dhe ende nuk është e drejtë."
Ajo pranon pjesën e saj të përgjegjësisë, por thekson se Beckham nuk mori aspak përgjegjësi në dokumentar:
"Ai ishte më i madh se unë, ishte shefi im. Por kur thotë se ishte e vështirë të shihje gruan të vuante, më vjen të them: ‘Shok, mendo mirë për veprimet e tua’."
David Beckham rrëfeu në dokumentar se ndiente dhimbje dhe presion të jashtëzakonshëm, duke thënë:
"Çdo ditë ndihesha sikur po mbyteshim. U zgjohesha me ndjesinë se nuk do e përballoja dot ditën."
Megjithëse të dy palët duket se kanë kaluar kapituj të ndryshëm në jetë, hija e asaj periudhe vazhdon të ndikojë ende në perceptimet publike mbi çiftin Beckham dhe tashmë edhe mbi zërin e harruar për vite me radhë: Rebecca Loos.