VIDEO-Farsa e 11 majit/ Bylykbashi: Letra për OSBE-ODIHR u urdhërua nga Rama, Hasani veç e postoi

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi ka komentuar letrën e bërë publike të ministrit të Jashtëm, Igli Hasani drejtuar misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, pas prezantimit të raportit paraprak për zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë intervistës me moderatoren Armela Ferko në Edicionin e ‘Ora 19’ në SYRI TV, Byluykbashi u shpreh se, urdhëruesi i letrës është Edi Rama, ndërsa ministri veç sa e ka dërguar.

Letra skandaloze e qeverisë që i ushtronte presion misionit të OSBE-ODIHR pas zgjedhjeve të 11 majit, u publikuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën për mediat të ditës së hënë.

‘Letra e ministrit të Jashtëm ndaj OSBE-ODIHR pas publikimit të raportit paraprak për zgjedhjet e 11 majit është një akt skandaloz, ta themi shkurt. Pavarësisht se ministri përpiqet të bëjë piruetat e tij, akti është i papranueshëm.

Shqipëria është shtet anëtar në OSBE dhe nga ky anëtarësim ke detyrime dhe ndër to është edhe ai për të ftuar OSBE-ODIHR për vëzhgim të papenguar të zgjedhjeve në Shqipëri, detyrim që lind nga të gjithë dokumentet dhe është i parashikuar në samitin e Stambollit të vitit 1999.

Është i paprecedent një veprim të tillë, për një kohë shumë të gjatë që unë kujtoj.

Po të ja vëmë në qafë Hasanit jemi duke zvogëluar përgjegjësi. Ky është urdhri i Edi Ramës.

Vëzhgime zgjedhjesh bëhen edhe në vendet të BE-së, por vëzhgimi është shumë i vogël.

Fakti që në Shqipëri vazhdon e vjen një mision masiv vëzhgimi në standardin më të plotë, do të thotë se Shqipëria ka nevojë që të vëzhgojë në imtësi dhe më afatgjatë në të gjitha aspektet.

Reagimi i ministrisë ishte i tillë sikur Shqipëria barazohej me Belgjikën përsa i përket standardit dhe rrëzoheshin nga karriget këta zyrtarët tanë, duke parë sot OSBE-ja për herë të parë në raportin paraprak.

Që në fjalinë e parë thuhet që, zgjedhjet nuk siguruan një fushë të barabartë loje.

Kaq mjafton për të vrarë çdo lloj shprese të Edi Ramës që zgjedhjet do të konsiderohen të lira dhe të ndershme.

Jo vetëm kaq. Por thuhet fare qartë ajo që është thënë prej kohësh nga ne, përdorimi total i shtetit dhe që fakti që qeveria përdori pushtetin për të garantuar avantazhe për kandidatët e saj.

Dhe të gjitha këto e kishin tërbuar Edi Ramën që i ka dhënë urdhër ministrit që të shkruajë një letër të papranueshme për çdo lloj standardi komunikimi me këto lloj organizatash’, tha Oerd Bylykbashi në SYRI TV.