Zbulohet shkaku i vdekjes së Ozzy Osbourne. Ja nga se vdiq legjenda e rokut

Zbulohet shkaku zyrtar i vdekjes së Ozzy Osbourbne, një javë pasi legjenda e heavy metal u varros.

Vokalisti i Blackk Sabbath, funerali i të cilit përfshiu një procesion nëpër qytetin e tij të lindjes, Birmingham, vdiq në moshën 76 vjeç më 22 korrik - pak pasi dha koncertin e tij të fundit në Villa Park.

Ai vuajti nga një sërë problemesh shëndetësore gjatë viteve, kryesisht të lidhura me dëmtimet në qafë të pësuara në një aksident me motor në vitin 2003, të cilat u përkeqësuan më vonë nga një rënie në vitin 2019. Ai u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit po atë vit, dhe gjithashtu duroi një periudhë të Covid-it.

The Neë York Times raporton se certifikata zyrtare e vdekjes së rok-muzikantit liston shkakun e vdekjes së tij, si “infarkt akut miokardi” – që zakonisht do të thotë vdekje e indeve që vjen nga një dështim i furnizimit me gjak të një organi – dhe “arrest kardiak jashtë spitalit” ose atak në zemër.

Certifikata gjithashtu renditi sëmundjen e arteries koronare dhe sëmundjen e Parkinsonit me mosfunksionim autonom si “shkaqe të përbashkëta” të vdekjes.

I paraqitur nga vajza e Osbourne, Aiemee Ousbourbne, dokumenti shënonte profesionin e tij si "Kantagues, Interpretues dhe Legjendë e Rokut".

Në ditën e vdekjes së muzikantit, një ambulancë ajrore fluturoi për në shtëpinë e familjes së tij pranë fshatit Chalfont St Giles në Buckinghamshire, raporton botimi.

Një zëdhënës i shërbimit të Ambulancës Ajrore Thames Valley tha se ekipi i saj ishte “dërguar për të ofruar kujdes kritik të avancuar në një incident pranë Chalfront St Giles më 22 korrik”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Gazeta “The Independent” ka kontaktuar përfaqësuesit e trashëgimisë së Osbourne për koment.

Mijëra tifozë mbushën rrugët e Birminghamit për t'i dhënë lamtumirën e fundit të vetëshpallurit "Princ i Errësirës", grupi i të cilit njihet gjerësisht për krijimin e muzikës heavy metal.

Karroca funerale që transportonte muzikantin u nis nga shtëpia e tij e fëmijërisë në Aston për në Broad Street, duke u ndalur pranë stolit dhe urës së Black Sabbath, ku familja e tij mundi të vendoste lule dhe të lexonte disa nga shumë homazhet e lëna nga fansat.

Në një moment veçanërisht emocional, gruaja e tij Sharon Osbourne, 72 vjeç, fshiu lotët përpara se të puthte lulen e saj dhe ta vendoste pranë një posteri ku shkruhej: “Birmingham do të të dojë gjithmonë”.

Pavarësisht problemeve të shumta shëndetësore në vitet e mëvonshme, Osbourne mbeti aktiv deri në të shtatëdhjetat. Ai u ribashkua me shokët e tij të grupit Black Sabbath për albumin e tyre të fundit, 13 , në vitin 2013.

Ndërkohë, ai publikoi një album të fundit solo, Patient Zero të vitit 2022, me ndihmën e yjeve të tjerë, përfshirë Tony Iommi, Eric Clapton dhe bateristin e ndjerë të Jeff Beck dhe Foo Fighters, Taylor Hawkins. Albumi fitoi çmimin Grammy të vitit 2023 për albumin më të mirë rock.

Në vitet e tij të fundit, muzikanti foli shpesh për vendosmërinë e tij për t'u rikthyer në skenë për herë të fundit.

Dëshira e tij u plotësua në Villa Park, ku atij dhe anëtarëve të tjerë themelues të Black Sabbath iu bashkuan disa nga emrat më të mëdhenj të rokut dhe metalit, përfshirë Metallica, Guns N' Roses, Tom Morello, Tool dhe Alice in Chains.

«Është kaq mirë të jesh në këtë skenë të mallkuar, sa nuk ke idenë», i tha Osbourne audiencës.

Në një vlerësim me pesë yje për The Independent, kritiku Mark Beaumont e quajti koncertin një "festim të errësirës së mrekullueshme që Osbourne dhe grupi i tij e lëshuan më shumë se pesë dekada më parë, dhe gjigantit që është bërë"./ The Independent.