SYRI TV/ Berisha: Turizmi, dështim i narko-qeverisë, shkak i rënies drastike, narko-euroja
Lideri i opozitës, Sali Berisha, e cilësoi sezonin turistik të këtij viti një dështim dramatik. Sipas Berishës, shkak për këtë është bërë narkoeuroja, e cila ka rritur ndjeshëm kostot e jetesës për shqiptarët, ka sjellë rritjen e çmimeve dhe ka shkatërruar prodhimin vendas. Kryedemokrati theksoi se Narko-qeveria, mediat dhe operatorët turistikë po fshehin katastrofën e turizmit dhe kostot e rritura për konsumatorët, pasi interesin e vetëm e kanë pastrimin e parave të pista.
Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se turizmi është dështimi më spektakolar ekonomik i narkoshtetit shqiptar. Në një konferencë për gazetarët, Berisha tha se shkaku i rënies drastike të numrit të turistëve në dy vitet e fundit është narkoeuroja, duke denoncuar gjithashtu tentativat e qeverisë, medias dhe operatorëve turistikë për të fshehur të vërtetën.
Sipas Berishës, efekti negativ i narkoeuros është rritja e çmimeve dhe shkatërrimi i prodhimit vendas. Ai theksoi gjithashtu se qëllimi i oligarkëve që ndërtojnë resorte dhe hotele luksoze nuk është fitimi, por larja e parave të pista të krimit.
Për të mbuluar dështimin në turizëm, Berisha tha se qeveria po propagandon turizmin elit, që sipas kryedemokratit është një piramidë mashtrimi, pasi Shqipëria nuk ofron kushtet minimale për këtë lloj turizmi.
Berisha theksoi se turizmi është kthyer në një mallkim të madh për shqiptarët dhe se zgjidhja për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.