Dy të dyshuar për spiunazh për Kinën dalin në gjyq në Gjermani – njëri ishte ndihmës i politikanit të AfD-së

Dy persona të dyshuar për spiunazh në favor të Kinës, përfshirë një ish-ndihmës të eurodeputetit të Alternativës për Gjermaninë (AfD), Maximilian Krah, janë paraqitur në gjykatë në Dresden.

I pandehuri kryesor, Jian G, kishte punuar për vite si asistent i Krah në Parlamentin Europian dhe akuzohet se ka furnizuar shërbimin sekret kinez me mbi 500 dokumente, përfshirë materiale të ndjeshme të BE-së, midis viteve 2019 dhe 2024. Ai dyshohet gjithashtu se ka përgjuar disidentë kinezë dhe ka mbledhur të dhëna mbi drejtues të AfD-së.

I dyshuari i dytë, shtetasja kineze Yaqi X, akuzohet se ndihmoi Jian G duke i dhënë informacione mbi transportin dhe pasagjerët në Aeroportin e Leipzigut, përfshirë të dhëna mbi dërgesa ushtarake dhe kompani armësh.

Nëse shpallen fajtorë, Jian G përballet me deri në 10 vjet burg dhe Yaqi X me deri në 5 vjet. Ndërkohë, vetë Krah është nën hetim për pastrim parash dhe ryshfet, por i ka mohuar akuzat.