Edhe pse është vajza e një figure të njohur në Hollywood, Margaret e hodhi poshtë idenë se karriera e saj është rezultat i nepotizmit. Ajo rrëfeu se që në moshën 16-vjeçare jetonte e vetme në New York, pa mobilje e pa njohje dhe arriti pavarësinë financiare në moshën 18-vjeçare. Pasionin për artin dhe komedinë e ka pasur që në fëmijëri dhe idhulli i saj i parë ka qenë Adam Sandler në filmin Happy Gilmore. Ndaj, aktorja e përjetoi si ëndërr realizimin e rolit në vazhdimin e filmit të famshëm, përkrah vetë Sandler. Ajo zbuloi se bashkëshorti i saj, Jack, madje “gënjeu” për të ndihmuar që ajo të sigurojë rolin, duke e bindur Adam-in se Margaret dinte të luante golf, gjë që nuk është aspak e vërtetë.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/August/05/auto_margaret-qualley-jack-antonoff-tout-021624-202ce29ff9cd4dcd8125c86ba5a675561754396838.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

‘Isha e vetmuar’/ Aktorja e njohur tregon për periudhën e vështirë para martesës

Aktorja amerikane, Margaret Qualley, ka rrëfyer për marrëdhënien e saj me bashkëshortin Jack Antonoff, gjatë një interviste për revistën Cosmopolitan.

Gjatë sesionit fotografik të realizuar për kopertinën, 30-vjeçarja ka folur për jetën personale, sfidat, dashurinë dhe karrierën e saj. Ajo zbuloi se para se të takonte Jack-un, ishte e vetmuar dhe shpesh ndihej e humbur në përpjekjen për të qenë “vajza perfekte e dikujt tjetër”.

“Xheku më bën të ndihem e sigurt dhe e qetë. Nuk mund ta gënjej, ai më kupton menjëherë. Ai është njeriu që kam imagjinuar gjithë jetën time”-u shpreh ajo. Çifti u martua në gusht 2023 në një ceremoni luksoze në New Jersey, ku morën pjesë yje të mëdhenj si Taylor Swift, Lana Del Rey, Zoe Kravitz dhe nëna e nuses, Andie MacDowell.

View this post on Instagram

A post shared by Müge Boz (@mugeboz)