Marshmello mahnitet nga performanca e Taynës në Sunny Hill
Në një performancë të niveleve të super yjeve botërorë, sigurisht që Tayna nuk zhgënjeu në ‘Sunny Hill Festival’.
Këngëtarja tregoi edhe një herë se sa hapa para është, duke ardhur e kompletuar në çdo aspekt të paraqitjes së saj.
Sigurisht, hitet e saj u performuan një nga një në atë që është një prej viteve artistike më të jashtëzakonshme, pas shpërthimit të këngëve të saj në nivel global.
E remix i ‘Si ai’ nga Marshmello ka marrë vëmendjen e këtij të fundit.
Ai ka pasur vetëm një fjalë për të përshkruar Taynën në Sunny Hill – mrekulli!
DJ i njohur duket të jetë mahnitur nga niveli i paraqitjes 10/10 që do mbahet mend gjatë nga fansat e pranishëm.
