Vodhi automjetin në mes të natës për ta shitur për pjesë këmbimi, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar me precedent penal është arrestuar nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas një vjedhjeje automjeti në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë.

Menjëherë pas njoftimit për vjedhjen e automjetit në orët e mesnatës, policia organizoi punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta, u ndalua shtetasi E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Automjeti i vjedhur u gjet pranë banesës së tij dhe u sekuestrua si provë materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.